​​Persona të maskuar tentojnë plaçkitjen në Prizren

Policia në Prizren raporton se të martën pas mesnate katër persona të maskuar duke shfrytëzuar veturën me targa vendore me përdorim force kishin tentuar që të kryejnë vjedhje në objekt.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore të cilat janë duke e hetuar rastin.