​​Për orë të tëra një pjesë e Bregut të Diellit pa energji elektrike

Një pjesë e lagjes së Prishtinës, Begu i Diellit për më shumë se katër është pa energji elektrike.

Zyrtarë të KEDS-it kanë thënë për KosovaPress, se ekipet kanë arritur të evitojnë defektet në një pjesë të Bregut të Diellit, por pa rrymë ka mbetur edhe një pjesë, pasi ka pasur defekte të mëdha.

“Ekipet janë duke punuar në terren dhe po mundohen t’i riparojnë defektet. Kanë mbetur edhe tre trafo të rrymës që të rregullohen, pasi ka pasur defekt të madh. Ende është pa rrymë edhe një pjesë e Bregut të Diellit”, kanë thënë nga KEDS për KosovaPress.