​​Lladorovci: Heroizmi i Gani Elshanit mbetet shembull për gjeneratat si duhet atdheu

Kryetar i komunës së Drenasit, Ramiz Lladorvci ia ka dorëzuar nënës së dëshmorit Gani Elshani, vendimin e shpalljes Hero i Kosovës nga Presidenti Thaçi.

Lladorovci ka theksuar se Heroizmi i Gani Elshani, mbetet shembull për gjeneratat si duhet atdheu.

Postimi i Lladorvcit në Facebook:

Në Krajkovën krenare, me rastin e 22 vjetorit të rënjes heroike të dëshmorit Gani Elshani, ia dorëzova Nënës së Ganiut, Vendimin e shpalljes Hero i Kosovës nga Presidenti Thaçi.

Nënës Mihrije i thash, krenaria për djalin tuaj Ganiun, është edhe krenari e jona, sepse, bijtë dhe bijat më të mira e zgjodhën rrugën e sakrificës për liri.

Heroizmi i Gani Elshani, mbetet shembull për gjeneratat si duhet atdheu.

Lavdi heroit Gani Elshani! Lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!