​​Ligji për pagat, sindikalistët e KEK-ut i dalin në përkrahje Avokatit të Popullit

Sindikata e Re Korporata Energjetike e Kosovës, ka dal në përkrahje të Avokatit të Popullit, për dërgimin e ligjit të pagave në Gjykatën Kushtetuese.

“Kjo i bije se deputetët e legjislacionit të kaluar kanë qenë aq të padijshëm sa që nuk kanë ditur të bëjnë një ligj për paga në përputhje me Ligjin e punës, ose kanë punuar për inate partiake, e sot kur Avokati i Popullit më plotë të drejtë dhe argumente të fuqishme e dërgon në kushtetuese ata tregojnë edhe njëherë padijeninë e tyre dhe përzihen në detyrën e tij”, ka theksuar nënkryetar i kësaj sindikate, Nexhat Llumnica.

Reagimi i plotë i Llumnicës:

Komunikatë për media lidhur me ndërhyrjen ndaj detyrave të Avokatit të popullit.

Nuk më duken të çuditshme ndërhyrjet ndaj detyrave të Avokatit të popullit për dërgimin e Ligjit të pagave në Gjykatën kushtetuese nga disa deputetë dhe “Sindikata të Pavarura”. Fillimisht po ju referohem atyre deputetëve që edhe kanë qenë kundër ligjit për paga në parlament e sot po e akuzojnë Avokatin e popullit për ushtrimin e drejtës së tij për dërgimin në gjykatë kushtetuese të një ligji për paga të pa barbartë dhe diskriminues në veçanti neni 27 ku përfshihen edhe ndërmarrjet publike. Në atë kohë besoja që këta deputetë të cilët janë kundër ligjit për paga po e dinë që nuk është në përputhje me ligjin e punës dhe cënon ekonominë e tregut te lirë, por sot po e kuptoj se nuk qënka ajo madje njëri prej tyre që sonte ishte në një emision televiziv nuk po e dinë as çfarë është detyrë e Avokatit të popullit.  Kjo i bije se deputetët e legjislacionit të kaluar kanë qenë aq të padijshum sa që nuk kanë ditur të bëjnë një ligj për paga në përputhje me ligjin e punës ose kanë punuar për inate partiake e sot kur Avokati i popullit më plotë të drejtë dhe argumente të fuqishme e dërgon në kushtetuese ata tregojnë edhe njëherë padijenin e tyre dhe përzihen në detyrën e tij. Kurse sai përket Sindikatave të cilët po e bëjnë presion Avokatit të popullit madje në ketë rast edhe Gjykatës kushtetuese e Republikës së Kosovës, ose janë aq të padijshme për këtë të drejtë ose po dojnë edhe drejtësinë ta shantazhojnë. Nëse është në rregull ky ligj i Pagave nuk keni pse të ju pengon, e as frikëson dërgimi në Gjykatën kushtetuese. Të ndëruar kolegë punëmarrës të gjithë Republikës së Kosovës, ne Sindikata e Re Korporata Energjetike e Kosovës ju dëshirojmë suksese dhe rritje të vazhdueshme të standardeve tuaja dhe njëkohësisht ju informoj që ne jemi kundër nënit 27 të ligjit për paga i cili është diskriminues për punëtorët e KEK-ut të cilët kanë rrezikshmëri të lartë në vendet e punës ku vetëm mbrenda vitit 2019 vdesin 16 veta nga smundjet që dyshohet se i marrin nga vendi i punës.  Njëkohësisht Avokatin e popullit e përgëzojmë për kryerjen e detyrës së tij për dërgimin e Ligjit të pagave në Gjykatën kushtetuese edhe përkundër faktit se pati presion të madh për mos me quajt edhe kërcnim.

Më respekt Nënkryetari i Sindikatës së Re Korporata Energjetike e Kosovës Nexhat LLUMNICA/