​​Haradinaj: Kosova është e lumtur që orientimin e saj politik dhe ekonomik e ka vendosur në krah me Gjermaninë

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka theksuar se është krenar të shoh se Kosova është bërë partnere e denjë e Gjermanisë.

Ai po ashtu ka pohuar se sot si kurrë më parë, bashkëpunimi mes dyja vendeve ka arritur nivelin më të lartë me punë dhe projekte konkrete.

“Në ceremoninë e shënimit të 20 vjetorit të miqësisë dhe partneritetit Kosovaro – Gjerman, organizuar nga Ambasada e Gjermanisë në Kosovë, GIZ dhe KfW.

Jam krenar të shoh se Kosova është bërë partnere e denjë e Gjermanisë.

Sot si kurrë më parë, bashkëpunimi mes dyja vendeve tona ka arritur nivelin më të lartë me punë dhe projekte konkrete. Partneriteti jonë shkon përtej projekteve, ështe miqësi dhe besim.

Kosova është e lumtur që orientimin e saj politik dhe ekonomik e ka vendosur në krah, me Gjermaninë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.