​​Haradinaj: Kongresi i Lushnjës shënoi hapin vendimtar për bërjen e Shqipërisë

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka vlerësuar se Qeveria e dalë nga Kongresi i Lushnjës, ndaloi përgjithmonë copëtimin e mëtutjeshëm të shtetit shqiptar, hodhi themelet e ndërtimit të rendit kushtetues dhe zhvillimin e forcimin e shtetit.

“Në fund janarin e vitit 1920, Kongresi i Lushnjës, shënoi hapin vendimtar për bërjen e Shqipërisë.

Qeveria e dalë nga ai tubim kombëtar, ndaloi përgjithmonë copëtimin e mëtutjeshëm të shtetit shqiptar, hodhi themelet e ndërtimit të rendit kushtetues dhe zhvillimin e forcimin e shtetit. Shembulli i burrave të mbledhur në Lushnjë, duhet të shërbejë për secilin pushtetarë, edhe në ditët e sotme. Kongresi i Lushnjës, me të drejtë vlerësohet si ngjarja më e rëndësishme për shqiptarët pas shpalljes së pavarësisë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.