​​Aderime të reja në AAK

Kryeministri i Kosovës dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka njoftuar se radhëve të partisë sw tij në Obiliq i janë bashkuar disa intelektualë dhe aktivistë.

Postimi i Haradinajt në Facebook:

Dinjiteti i qytetarëve tonë, vendimet sovrane dhe orientimi drejt një shteti të fortë po e rritë besimin në AAK në tërë vendin. Ky besim tek Aleanca dhe kryetari i degës Xhafer Gashi, u reflektua edhe sot me aderimin e asambleistëve të respektuar dhe profesionistë të zot të Obiliqit. Pata kënaqësinë e veçantë t’iu uroj mirëseardhje në Grupin e Asambleistëve të AAK-së në Obiliq, inxhinierit të elektroteknikës, Shaip Paloja, ekonomistes Arbnora Nasufi, ekonomistit Fatmir Bekteshi, si dhe t’i mirëpres dy aktivistët politikë Bujar e Sylejmon Gllarevën në radhët a Aleancës. Falemnderit!