​​ Konjufca: Presidenca, Policia dhe AKI-janë të përfshira në shkelje në rastin e deportimit të shtetasve turq

Deputeti i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, tha se deportimi i gjashtë shtetasve turq e ka prekur drejtpërdrejt funksionimin ligjor të shtetit, nivelin e demokracisë, dhe relacionin që kanë ndërmjet vete institucionet e Kosovës.

Për Konjufcën, ky rast tregon se Presidenca, Policia, AKI-ja dhe gjyqësori përmes segmenteve të kontrolluara brenda, janë të përfshira në këtë shkelje.

“Sa i përket përgjegjësisë, e vetmja që ka mbetur të vërtetohet prej institucioneve tona të gjyqësisë është kjo, a e ka thirr Hashim Thaçi Driton Gashin edhe ia ka dhënë urdhrin apo Driton Gashi e ka bërë këtë ngjarje krye me vete. Ky raport që do të votohet sot në Kuvendin e Republikës së Kosovës është edhe një test për drejtësinë aty ka material shumë relevant për ndonjë prokuror të guximshëm, i cili ende nuk e di a ekziston në Kosovë”, tha ai.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë duke diskutuar për raportin e komisionit hetimor për depërtimin e gjashtë shtetase turq në mars të vitit të kaluar.