​​ Deputeti i LDK-së, shtëpi në vlerë 200 mijë euro

Deputeti i LDK-së në Agjencinë Antikorrupsion ka deklaruar se në vitin 2014 ka blerë një shtëpi në vlerë 200 mijë euro.

Këtë shtëpi Abdixhiku ka thënë se e ka blerë me 120 mijë eurot e kursyera dhe me një kredi të marr për 5 vjet në vlerë 80 mijë euro.

Abdixhiku ka të ardhura vjetore mbi 33 mijë euro. Këto të ardhura i merr nga paga si deputet dhe si profesor në Kolegjin Riinvest.

Deputeti i LDK-së ka në pronësi edhe një shtëpi që ka deklaruar se është e babait të tij dhe tokë e trashëguar nga gjyshërit.Abdixhiku ka një veturë të tipit Hyundai në vlerë 12 mijë euro.