Cristiano Ronaldo

​Zyrtare: Portugalia s’e fton Ronaldon për ndeshjet e tetorit

Ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo nuk është ftuar nga trajneri i Portugalisë, Fernando Santos, për ndeshjet e radhës kundër Polonisë dhe Skocisë.

Vendimi u mor pas një bisede mes presidentit të Federatës së Futbollit të Portugalisë, Fernando Gomes, dhe trajnerit të Kombëtares, Fernando Santos. Kishte qenë vetë sulmuesi i Juventusit ai që kishte kërkuar të mos merrte pjesë në këto ndeshje.

Për më tepër, raportohet se Ronaldo nuk do të luajë në asnjë ndeshje për Portugalinë deri në vitin e ardhshëm, pasi që dëshiron të përmirësohet për skuadrën e tij të re, Juventusin.

Ronaldo nuk kishte marrë pjesë as në ndeshjet e fundit të Portugalisë, të cilat ishin të vlefshme për garën e re të UEFA-s, Ligën e Kombeve. Në ndeshjen kundër Italisë, ata fituan me rezultat 1-0 përmes golit të shënuar nga Eder.