​Zyrtare: Dënohet Higuain, ja sa do të mungojë

Qendërsulmuesi i Milanit, Gonzalo Higuain, është suspenduar për dy ndeshjet e ardhshme pasi që ishte ndëshkuar me karton të kuq në ndeshjen e së dielës kundër Juventusit.

Argjentinasi ishte ndëshkuar me karton të verdhë nga gjyqtari i ndeshjes, Paolo Mazzoleni, gjatë minutave të fundit të pjesës së dytë, dhe ky ndëshkim shkaktoi një reagim emocional prej Higuainit.

Ai bërtiti para fytyrës gjyqtari, dhe për këtë arsye u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë. Ai fillonte të bërtiste dhe të qante pasi iu tregua kartoni i kuq dhe nuk arrinte të qetësohej, përkundër përpjekjeve të bashkëlojtarëve dhe ish-bashkëlojtarëve të tij.

Ky incident mund të kishte shkaktuar një dënim edhe më të ashpër për Higuainin, por edhe ai edhe ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo, e kishin bërë të qartë për publikun se ai nuk kishte thënë asgjë ofenduese për gjyqtarin.

Sipas videove, mediat italiane raportojnë se ai kishte bërtitur: “Ti gjithmonë fishkëllen kundër meje”, duke lënë kështu të kuptohet se ai u ndëshkua më shumë për reagimin e tij sesa për atë që e kishte thënë.

Ky ndëshkim, prej dy ndeshjeve, do të thotë se Higuain do të jetë i suspenduar për ndeshjet kundër Lazios dhe Parmës.