Afati i Janarit

​Zyrtare: Chelsea arrin marrëveshje për transferimin e Pulisicit

Dortmundi tashmë e ka konfirmuar se Christian Pulisic do të transferohet në Chelsea për 64 milionë euro. Ai do të mbetet në Dortmund deri në fund të këtij sezoni në formë të sezonit dhe do t’i bashkohet klubin londinez më 31 qershor.
Amerikani ka arritur të bëjë paraqitje mjaft mbresëlënëse për klubin gjerman që nga sezoni 2015/2016. Që nga atëherë, ai i ka bërë 115 paraqitje për Dortmundin, gjatë të cilave i ka shënuar 15 gola dhe i ka asistuar 24 të tjera.

Megjithatë, ai nuk ka arritur ta sigurojë një vend në formacionin e parë të zgjedhur nga Lucien Favre, i cili ka arritur ta drejtojë skuadrën e tij drejt pozitës së parë në tabelën e Bundesligës, duke i qëndruar Bayernit gjashtë pikë larg.

20-vjeçari është aktivizuar si titullar në vetëm katër ndeshje gjatë këtij sezoni, për herë të fundit në ndeshjen e 29 shtatorit. Pasi që lojtari nuk ka arritur një marrëveshje me klubin, Dortmundi ishte i gatshëm ta lejojë transferimin e tij si huazim.

“Ka qenë gjithmonë ëndërr e Pulisicit të luajë në Premierligë, veçanërisht për shkak të prejardhjes amerikane të tij dhe si rezultat i kësaj, ne nuk arritëm t’ia vazhdojmë kontratën”, ka thënë drejtori sportiv i Dortmundit, Michael Zorc.