Rohde

​Zemaj takon ambasadorin Rohde, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e vazhdueshme

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka pritur në takim ambasadorin gjerman Joern Rohde të cilin e ka falënderuar për ndihmën dhënë Kosovës në çdo etapë.

Zemaj përmes një statusi në Facebook, ka thënë se Gjermania është shtet mik i Kosovës, në çdo kohë dhe sfidë është gjendur pranë nesh, ashtu është edhe tash, në kohë pandemie, me ndihmë e përkrahje pa rezervë.

I pari i shëndetësisë edhe njëherë ka apeluar qytetarët për respektim të masave antiCovid.

Ky është statusi i tij i plotë:

Me mikun e Kosovës, ambasadorin gjerman, z. Joern Rohde, diskutuam sa i përket situatës epidemiologjike dhe sfidave aktuale.

Gjermania është shtet mik i Kosovës, në çdo kohë dhe sfidë është gjendur pranë nesh, ashtu është edhe tash, në kohë pandemie, me ndihmë e përkrahje pa rezervë.

Mirëpresim bashkëpunimin dhe përkrahjen e mëtejme të Gjermanisë dhe të ambasadorit, z. Rohde për të ofruar ndihmë, donacione si dhe përvoja në menaxhimin e situatës epidemiologjike.

Jemi falënderues ndaj Gjermanisë, taksapaguesve gjermanë dhe miqësisë që shtetit tonë i jep krah shteteve të lira e demokratike në Evropë e më gjerë!

Zbatoni masat kundër virusit vdekjeprurës, ndryshe, barte maskën, ruaje distancën, mbaje higjienën!