EURO 2020

​Zbulohet formacioni i Shqipërisë kundër Islandës, ka befasi në sulm

Shqipëria ndeshet sonte me Islandën në “Elbasan Arena”.

Edy Reja mund të ketë shansin ndaj Islandës për t’u rikthyer te fitorja pas disfatës së thellë ndaj Francës me rezultatin 4-1.

Ekipi shqiptar do të luajë mbrëmjen e sotme prej orës 20:45, në “Elbasan Arena”.

Numri një i stolit ka ndryshuar shumë në formacionin e ekipit dhe priten rikthime dhe dalje të rëndësishme nga formacioni.

Ai konfirmoi se kapiteni Mërgim Mavraj do të jetë në stol, por ka ndryshime dhe në mesfushë e sulm.

Ekipi do të rreshtohet sërish me skemën 3-5-2.

Formacioni i mundshëm i Shqipërisë: Strakosha; Hysaj, Ismajli, Xhimshiti, Dermaku, Lenjani; Bare, Gjasula, Xhaka (Abrashi); Manaj, Cikalleshi.

loading…