​Yjet shqiptare të futbollit urojnë për 28 Nëntorin

Futbollistët e famshëm shqiptarë i kanë shfrytëzuar llogaritë e tyre në rrjete sociale për ta uruar festën e 28 Nëntorit, përvjetorin e 106-të të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.

Urimeve për festën e 28 Nëntorit u janë bashkuar edhe futbollistët me prejardhje shqiptare, të cilët luajnë në kompeticionet e mëdha evropiane.