Kryetari i Vushtrrisë

​Xhafer Tahiri: Projektbuxheti 2021 – i padrejtë për Vushtrrinë

Kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri deklaroi sot se projektbuxheti për vitin 2021 është i padrejtë për komunën që ai drejton, duke kërkuar kështu që buxheti i shtetit të ndahet barabartë për të gjitha qytetet e Kosovës.

Tahiri në një postim në Facebook ka shkruar se i ka propozuar sot Komisionit për Buxhet dhe Financa pesë amendamente që kanë të bëjnë me projektet në këtë komunë.

“Zgjerimi i rrugës magjistrale Nedakovc-Vushtrri, rritja në 1 milion e mjeteve buxhetore për projektin e rregullimit te shtratit të lumit Sitnica (sipas Memorandumit të nënshkruar në mes të Komunës dhe MEA), përfshirja në Ligjin e Buxhetit të projektit të Unazës së poshtme të Vushtrrisë, rregullimi i parkut rekreacional “Taraxha” dhe ndërtimi i rrugëve në fshatrat e Vushtrrisë: Skoqen, Samadrexhë-Dumnicë, Sllakoc-Kurillovë dhe rrugëve lokale në qytet. Këto janë projekte jetike për qytetarët e Vushtrrisë, i ftoj deputetët ti përkrahin projektet zhvillimore të qytetarëve të Vushtrrisë, pa dallim partie”, ka shkruar Tahiri, duke shtuar se buxheti i shtetit duhet të ndahet në mënyrë të drejtë e të barabartë për të gjithë qytetarët e qytetet e Kosovës.