E dhimbshme

​Vdes pasi lind fëmijë

Një femër ka ndërruar jetë dje në Prishtinë pas përkeqësimit të gjendjes së saj shëndetësore pas lindjes.

Policia e Kosovës njofton se në lidhje me rastin është njoftuar prokurori, me urdhrin e të cilit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Rasti, i cili në polici ishte lajmëruar nga bashkëshorti i gruas së ndjerë, vazhdon të hetohet.