Ushtria

​Ushtria shqiptare pjesë e një prej stërvitjeve më të mëdha të NATO-s

Efektivët e Batalionit Komando të Forcës Tokësore marrin pjesë në një nga stërvitjet më të mëdha të organizuara nga NATO në këto dekada.

Ministrja e Mbrojtjes e Shqipërisë Olta Xhaçka deklaron se “Komandot tanë i janë bashkuar stërvitjes “Trident Juncture 2018”, pjesë e së cilës janë 50.000 trupa, 10.000 automjete, 65 anije, 250 aeroplanë nga 31 vende të NATO-s si dhe vende partnere”.

Ajo sqaron se, stërvitja, po zhvillohet në Norvegji, transmeton atsh.