Nadakovc

​Tre të lënduar në një aksident në rrugën Mitrovicë-Prishtinë

Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur sot rreth orës 17:30, në rrugën nacionale Mitrovicë –Prishtinë, te fshati Nadakovc.

“Në aksident ishin të përfshira dy vetura civile, ku si pasojë e lëndimeve të pësuara tre persona kanë kërkuar tretman mjekësor”, ka bërë të ditur për zëdhënësi i policisë rajonale për Mitrovicë, Avni Zahiti.