trajneri

​Trajneri i Gjermanisë i gatshëm ta marrë drejtimin e Real Madridit

Trajneri i Kombëtares së Gjermanisë, Joachim Low, ka bërë të ditur se ai është i hapur ndaj mundësisë për ta marrë pozitën e trajnerit të Real Madridit.

Gjiganti spanjoll nuk e kishin filluar sezonin në mënyrë të mundshme dhe tani janë në pozitën e pestë në tabelën e La Ligës dhe janë tetë pikë larg liderëve Barcelonës, dhe pesë pikë larg Sevillës dhe Atletico Madridit.

Rezultatet dhe paraqitjet e dobëta e këtij sezoni bënë që ish-trajneri, Julen Lopetegui, të shkarkohet nga pozita e trajnerit pas vetëm katër muajve në këtë pozitë, dhe u zëvendësua nga Santiago Solari.

Edhe vet Low ka kaluar nëpër një fazë të vështirë me Kombëtaren e Gjermanisë, pasi që u eliminua qysh në fazën e grupeve në turneun e Kupës së Botës në Rusi, përkundër që nuk kishin ndonjë rival të madh në grup.

Dhe tani, Low ka filluar të flirtojë me mundësinë e të emëruarit në pozitën e trajnerit të Real Madridit, duke e zëvendësuar Santiagon Solarin, i cili ka kontratë me klubin madrilen deri në vitin 2021.

“Unë isha menaxher i klubit për disa vite dhe ende jam duke menduar për pensionimin. Është gjithashtu e qartë se shumica e kohës sime si trajner i kombëtares ka kaluar, kështu që do të vijë momenti kur unë duhet të mendoj se çfarë të bëj”, ka thënë Low.

“Për mua, unë jam ende i interesuar edhe të bëhen trajner i ndonjë klubi. Mendoj se duhet të jashtë një kub i huaj, jashtë Gjermanisë. Real Madridi është klub interesant për secilin trajner”.