​Torinon s’ka kush e ndal, 6 ndeshje pa asnjë humbje

Futbollistët e Torinos vazhduan një seri ndeshjesh pa humbje, pasi në javën e 11-të në Serie A mposhtën bindshëm Sampdoria si mysafir me rezultat 4:1.

Kjo ishte ndeshja e gjashtë e radhës në të cilën të përzgjedhurit e trajnerit Valter Mazzari nuk u mposhtën.

Golat për mysafirët i shënuan Beloti 12, 43p, Falke 56 dhe Izo 78, ndërsa golin e nderit për vendësit e shënoi Qualarela në minutën 65, transmeton KosovaPress.

Parma dhe Frosinone luajtën ndeshjen pa gola. Vendësit luajtën me një lojtar më pak në fushë, pasi në minutën 61 u përjashtua slloveni Leo Shtulz.  Edhe Chievo luajti me 10 lojtarë kundër Sassuolo, por vetëm në minutat e fundit të ndeshjes, më saktë nga minuta 88 kur Tanasijeviq për shkak të ndërhyrjes së palejuar mori katronin e dytë të verdhë.

Sassuolo shënoi fitore 2:0, me golat e Di Franchesco 42 dhe Jacherini 90+4ag.

Serie A, java 11:

Lazio – SPAL 4:1 (2:1)

Imobile 26,35; Cataldi 59, Parolo 70 — Antenuchi 28

Chievo – Sassuolo 0:2 (0:1)

Di Franchesco 42, Jacherini 90+4ag

Parma – Frosinone 0:0

Sampdoria – Torino 1:4 (0:2)

Qualarela 65 – Beloti 12, 43p, Falke 56, Izo 78

18:00 Bologna – Atalanta

20:30 Udineze – Milan

Dje: Juventus – Caglari 3:1 (2:1)

Dibala 1, Bradariq 38ag, Quadrado 87 – Joao Pedro 36

Fiorentina – Roma 1:1 (1:0)

Veretu 33 – Florenci 85 p.

Inter – Genoa 5:0 (2:0)

Galardini 14, 49, Politano 16, Mario 90+1, Naingolan 90+4

Të premten:

Napoli – Empoli 5:1 (2:0)

Insigne 9, Mertens 38, 64, 93, Milik 90 –Caputo 58

Tabela