Tentim vrasje në Gjakovë
Një i dyshuar nga Gjakova që gjendet në arrati raportohet se fillimisht ka sulmuar dhe rrahur viktimën e më pas ka shkuar në shtëpinë e tij me qëllim të sqarimit të situatës së krijuar me babain e tij.
Gjatë fjalosjes eskalon situata ku i dyshuari e gjuan me një plumb nga revolja viktimën. Viktima e plagosur me armë zjarri është hospitalizuar në spitalin rajonal të Gjakovës, është jashtë rrezikut për jetën. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë e kalibrit 7.65 mm.
Po ashtu është bastisur-kontrolluar shtëpia e të dyshuarit, ku është gjetur dhe konfiskuar armë e zjarrit-revole e llojit Valter e përdorur në rast, me një karikator dhe 6 fishekë kal. 7.65mm. Me vendimin e prokurorit, iniciohet rasti dhe mbetet nën hetime.