Kryeministri

​Strehimi i afganëve, Rama për CNN: Do të presim rreth 4000

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për CNN, bëri me dije se numri i afganëve që do të strehojë Shqipëria është rreth 4000.

Sipas tij, fillimisht do të vijnë 2000, që do të pasohen nga 2000 të tjerë.

“2000 që janë listuar dhe 2000 të tjerë që ne po punojmë për t’i pritur. Do jenë rreth 4000 mijë”, tha Rama.

Qeveria e Shqipërisë ka ngritur task-forcën për menaxhimin e afganëve në Shqipëri.

Në mbledhjen e saj të fundit, kabineti qeveritar Rama miratoi ngritjen e kësaj task force që do të kryesohet nga dikasteri për punët e Jashtme dhe përbëhet nga: Ministria e Brendshme, Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit.

Ky është vendimi i parë që shteti shqiptar ndërmarr pas deklaratave publike dhe parashikon dhënien e mbrojtjes së përkohshme ndaj afganëve.

Me këtë status, afganët do të kenë të drejtë të qëndrojnë për një vit në Shqipëri, ndërsa Qeveria i njeh vetes të drejtën të kufizojë lëvizjet e tyre nëse do t’i nevojitet.

Prej më shumë se dy javësh shteti shqiptar është angazhuar të presë një numër refugjatësh nga Afganistani që do të qëndrojnë në Tiranë, Durrës dhe Berat./A2