Seria A

​Sot ishte “ditë zie” për Juventusin, mposhtet thellë nga Fiorentina

Kjo e Martë mund të cilësohet si njëra nga ditët më të rënda për skuadrën e Juventusit.

Kampioni aktual i Serie A pësoi brenda ditës tri goditje të forta të cilat mund të ndikojnë direkt edhe në ecurinë e kampionatit në vazhdim.

Gjithçka filloi në orët e para të mbrëmjes kur “Zonja e Vjetër” mori lajmin se Serie-A kishte vendosur që t’ia hiqte tre pikë të cilat ia kishte dhënë në tavolinë për mos zhvillimin e ndeshjes kundër Napolit për shkak të problemeve me lojtarët e infektuar me Covid-19.

Pastaj erdhi ndeshja me Fiorentinën e cila filloi si mos më keq për vendasit. Fillimisht ata pranuan gol pas vetëm tre minutave lojë kur Vlahovic realizoi pas një kundërsulmi të shpejtë.

Pastaj në minutën e 18’ nga loja u përjashtua Juan Cuadrado pas një ndërhyrje të ashpër ndaj Castrovillit dhe në vazhdim Fiorentina realizoi edhe dy gola përmes Alex Sandos (autogol) dhe Martin Caceres për ta siguruar një fitore shumë të rëndësishme në kampionat.

Pas 13 ndeshjeve të zhvilluara, Juventusi ka 24 pikë të mbledhura dhe renditet në vendin e katërt në tabelë.