Apeli i kryetarit

​Skenderaj ‘në luftë’ me zjarret, kërkohet dënimi i zjarrvënësve

Kryetari i Komunës së Skenderajt Bekim Jashari, pas shpërthimeve të zjarreve në këtë komunë, ka kontaktuar sot komandantin e Stacionit Policor në Skenderaj, Basri Durmishi, me të cilin ka koordinuar veprimet për t’i vënë para drejtësisë personat që po shkaktojnë këto zjarre.

Ai ka thënë se zjarrfikësit e Skenderajt po rrezikojnë shëndetin e tyre në këtë kohë pandemie, në mbrojtje të natyrës, ndërkohë që persona të pandërgjegjshëm po i vënë zjarrin pyjeve.

“Në këtë drejtim jetike mbetet bashkëpunimi i qytetarëve në identifikimin e personave që po i vënë zjarrin pyjeve. Bashkë për natyrën tonë që na jep kuptim”, shkruan Jashari në Facebook.