aktorja

​Shtatzënë? (Foto)

Aktorja aktualisht është duke punuar në filmin “Once Upon a Time in Hollywood”, të regjisorit Quentin Tarantino i cili mblodhi ajkën e Hollywoodit të udhëhequr nga Brad Pitt dhe Leonardo DiCaprio.

Veprimi ndjek historinë e vrasjes së monstrumit  Charles Manson dhe familjes së tij. Robbie luan rolin e aktores së vrarë Sharon Tate. Aktorja Tate u vra nga anëtarët e kultit Manson në muajin e nëntë të shtatzënisë, transmeton KosovaPress.

Fotot e reja nga seria tregojnë se si Margot Robbie është përshtatur plotësisht me personin që ajo interpreton. Ajo tregoi stomakun e saj shtatzënë dhe “shtatzënia” e saj përshtatet në mënyrë të përkryer.

Margot Robbie u bë njohur nga filmi “The Wolf of Wall Street”.