eksplozivi

​Shpërthim i fuqishëm eksplozivi në një lokal në Tropojë

Një shpërthim i fuqishëm eksplozivi ka ndodhur në pjesën e jashtme të një lokali në Bajram Curri, Tropojë.

Në lagjen “28 gushti”, në pjesën e jashtme të një lokali, është shënuar shpërthim i fuqishëm me eksploziv.Lënda plasëse ka shpërthyer në verandën e lokalit të shtetasit S.Gj.

Fatmirësisht si pasojë e shpërthimit, nuk ka të lënduar në njerëz.Ndërkohë grupi hetimor mbërriti në vendin e ngjarjes, për të zbuluar më shumë mbi rrethanat, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.