LIVE

​Shpërthen Arsenali, tre gola të shpejtë kundër Slavia Pragës VIDEO

“Topçinjtë” me një këmbë në gjysmëfinale.

Skuadra londineze Arsenal ka kaluar në epërsi prej 3:0 kundër Slavia Pragës, përmes golave të Nicolas Pepe, Alexandre Lacazette dhe Bukayo Saka.

Fillimisht, nga një asistim i Smith-Rowe, Pepe në minutën e 18’ shënon për 1:0, ndërsa tre minuta më vonë, kapiteni Lacazette shënon nga pika e bardhë për ta kaluar Arsenalin në epërsi prej 2:0, ndërsa në minutën e 24’ Bukayo Saka shënon për 3:0.

“Topçinjtë” janë si mysafirë, dhe tanimë me këtë rezultat gjenden me një këmbë në gjysmëfinale.

Golat mund t’i gjeni më poshtë.

Goli i parë, Pepe

Goli i dytë, Lacazette

Goli i tretë, Saka