Gjeste antisportive

​Shikojeni si e gjuajnë tifozët e Arsenalit me shishe yllin e Tottenhamit

Ylli anglez i Tottenhamit, Dele Alli, u godit në kokë me një shishe në minutën e 73-të të ndeshjes çerekfinale të EFL Cup kundër Arsenalit.

Tifozëve që e gjuajtën, ai iu përgjigj duke ia treguar me gishta rezultatin e ndeshjes.

Alli e asistoi golin e parë të Tottenhamit në ndeshjen e zhvilluar dje dhe arriti t’i ndihmojë skuadrës së tij ta sigurojë një fitore me rezultat 2-0, duke e shënuar golin e dytë në minutën e 59-të

Incidenti erdhi pasi disa ditë më parë një banane ishte hedhur në fushë kur Pierre-Emerick Aubameyang kishte arritur ta shënojë një penallti në fitoren me rezultat 4-2 të Arsenalit kundër Tottenhamit në Premierligë.

Tottenhami do të përballet me Chelsean në gjysmëfinale të kësaj gare, ndërsa kampionët në fuqi, Manchester City, do të luajnë kundër klubit të nivelit të tretë të futbollit në Angli, Burton Albion.