Portieri spanjoll

​Shikojeni pritjen e mrekullueshme të De Geas dje

Portieri i Manchester Unitedit, David de Gea, arriti të bëhej protagonist në ndeshjen e djeshme kundër Huddersfield përmes një pritjeje të mrekullueshme që e bëri pas një ore lojë në Old Trafford.

Manchester Unitedi arriti t’i sigurojë tre pikët e ardhshme në ndeshjen kundër Huddersfieldit, të cilën e fitoi me rezultat 3-1, përmes golit nga Nemanja Matic dhe dy golave të Paul Pogbës

https://twitter.com/Bassa_UTD/status/1077961898811973633?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1077961898811973633&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Fsport%2Fshikojeni-pritjen-e-mrekullueshme-te-de-geas-dje-609733%2F

Edhe pse De Gea nuk kishte shumë punë përgjatë kësaj ndeshjeje, në minutën e 31-të ai e bëri një pritje të mrekullueshme për t’ia mohuar sulmuesit të Huddersfieldit, Laurent Depoitre, golin e barazimit, pasi që rezultati në atë kohë ishte ende 1-1.

Afër fundit të ndeshjes, De Gea e pësoi një gol nga brenda zonës së tij, duke mos arritur ta mbajë portën e paprekur përsëri.