Vizita

​Shefi i diplomacisë maqedonase Bujar Osmani nesër viziton Kosovën

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, do të qëndrojë të premten, për vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës.

Ministri Osmani do të pritet në takim bilateral nga ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla. Konferenca e përbashkët për medie do të mbahet në ora 09:40.

Ndërsa në ora 10:00, Bujar Osmani do të pritet edhe nga presidentja Vjosa Osmani.