Shaqiri: S’mund të flas keq për Interin, thjesht shkova në kohën e gabuar
Sulmuesi me origjinë shqiptare i Liverpoolit, Xherdan Shaqiri, ka thënë se transferimi i tij në Inter në vitin 2015 kishte ardhur në kohën e gabuar për të, por ka shtuar se nuk mund të flasë keq për zikaltërit.
Shaqiri ishte transferuar në Inter nga Bayerni në janar të vitit 2015 si huazim. Ai ishte kthyer përsëri në Bundesligë vetëm gjashtë muaj më vonë, në qershor të vitit 2015.
Pas kësaj, Shaqiri u transferua, po atë vit, në Stoke City, ku qëndroi për tri vite, para se të transferohej në Liverpoolit gjatë afatit kalimtar të verës që e lamë pas për 13.5 milionë euro, pasi Stoke City ra nga Premierliga në Championship, nivelin e dytë të futbollit në Angli.
“Ishin muaj të rëndësishëm për mua. Nuk mund të flas kurrë keq për ata muaj. Kishte shumë ndryshime, si në fushë ashtu edhe jashtë saj. Shumë lojtarë të rinj u transferuan dhe shumë u larguan në verë”, ka thënë Shaqiri.
“Nuk ishte e lehtë, pikërisht për këtë arsye. Mancini? Nuk kishte probleme mes nesh. Rezultatet nuk ishin të mrekullueshme, por eksperienca ime ishte pozitive nëse konsiderohen të gjitha gjërat. Milani është i bukur. Unë jetoja në qendrën e qytetit”.
“Unë nuk mund të flasë keq për Italinë ose Interin. Unë ende e mbaj mend mirëseardhjen e tifozëve të tyre kur u transferova. Ishte e çmendur, e paharrueshme. Nëse mund të ndryshoja diçka, do ta ndryshoja kohën pasi që unë u transferova në momentin e gabuar”.
“Sot, ata janë një klub tjetër, njëjtë si e tërë liga. Niveli është rritur jashtëzakonisht shumë në krahasim me para disa viteve. Por, unë e shijova kohën kur luajta në Serie A dhe Italia është një vend i mrekullueshëm. Jam i lumtur në Liverpool, por kurrë mos thuaj kurrë në futboll”.