Samsung

​Samsung Electronics emëron presidenten e parë femër

Samsung Electronics ka promovuar për herë të parë një grua ekzekutive si presidente të gjigantit të teknologjisë.

Lee Young-hee u promovua në rolin kryesor nga posti i saj i mëparshëm si drejtuese e Qendrës Globale të Marketingut të kompanisë së divizionit Device Experience (DX), raportoi Agjencia e Lajmeve Yonhap.

Ajo iu bashkua firmës në vitin 2007 dhe u emërua nënkryetare në vitin 2012.

Më parë ka punuar për L’Oreal, ajo vlerësohet me promovimin e suksesshëm të imazhit dhe markës së telefonave celularë Galaxy të Samsung./AA