Liverpool

​Salah i shpëton dënimit për shkak të mungesës së provave

Ylli egjiptian i Liverpoolit, Mohamed Salah, nuk do të dënohet nga policia angleze pasi ishte filmuar nga tifozët e klubit duke vozitur gjatë kohës kur ishte duke e përdorur telefonin.

Në një video të publikuar nga tifozët e Liverpoolit ishte parë Salahu duke e përdorur telefonin përderisa ishte duke vozitur. Ai dukej se nuk i vërente tifozët përreth veturës së tij të cilët i kërkonin autografe, dhe vetëm vazhdoi ta përdorte telefonin, transmeton Ballkani.info.

Megjithatë, për këtë gjë ai nuk do të dënohet nga policia angleze pasi që ata kanë bërë të ditur se nuk kanë prova të mjaftueshme për t’i mbështetur akuzat.

“Janë bërë hetime dhe nuk ka prova të mjaftueshme për të mbështetur një procedim dhe si të tillë nuk do të ndërmerren veprime të mëtejshme”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga policia.

Llogaria zyrtare e policisë në Twitter e kishte lëshuar një deklaratë menjëherë pas incidentit ,për ta konfirmuar se janë në dijeni për videon dhe se ia kanë pasuar atë organeve kompetente.

“Ne jemi në dijeni për videon ku shihet një futbollist duke përdorur telefonin përderisa është duke vozitur. Kjo video është kaluar te organet kompetente. Faleminderit që na keni njoftuar”, kishin shkruan policia në Twitter