paraburgim

​Rrahje në mes një çifti në Gjilan, gruaja e gjuan me djep burrin

Një përleshje në mes një çifti bashkëshortorë ka ndodhur në Gjilan, pasi një burrë ia kontrollonte gruas telefonin derisa ajo flinte.

Sipas Prokurorisë, fjalosja nisi në momentin që  bashkëshortja e tij vëren se i dyshuari ia kontrollonte telefonin. Ky i fundit e ka gjuajtur me telefon, pastaj e kap për flokë dhe e godet me grushte në pjesë të ndryshme të trupit.

E dyshuara A.A, në shenjë revolte, dyshohet që me një dru e ka goditur në krah bashkëshortin e saj, pastaj e ka gjuajtur me djep të fëmijëve duke e lënduar në dorë.

Të dyshuarit, si pasojë e goditjeve, kanë pësuar lëndime të dukshme trupore, të cilat edhe janë evidentuar në raportet mjekësore.

Ndaj të dyshuarve është nxjerrë aktvendim për fillimin e hetimeve, ndërsa për të dyshuarin me inicialet B.A., është ushtruar edhe kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, në Gjykatën kompetente në Gjilan, në kohëzgjatje prej 30 ditësh, me qëllim që të parandalohet përsëritja e veprave penale dhe të sigurohet zbatim i suksesshëm i procedurës penale./