Ylli portugez

​Ronaldo tregon muskujt nga jahti i tij luksoz

Cristiano Ronaldo shfaqi fizikun e tij jashtëzakonisht të hedhur gjatë pushimeve të tij në Itali të hënën.

Ylli 35-vjeçar i Juventusit tregoi muskujt e tij teksa pozoi në jahtin e tij që kushton 5.5 milionë funte.

E dashura e Cristiano, Georgina Rodriguez, 26-vjeç, gjithashtu postoi foto të vajzës Alana Martina, dy vjeç, dhe binjakët Eva dhe Mateo, tre vjeç.

Georgina pozoi veshur një bikini të skalitur jeshile. Cristiano së pari u takua me Georgina në dyqanin Gucci në Madrid në vitin 2016 dhe çifti kanë qenë së bashku që nga ajo kohë.