James Arthur

​“Rita Ora më fiksoi pas seksit”, këngëtari i njohur britanik kërkon ndjesë për komentet

Këngëtari i suksesshëm britanik James Arthur ka pranuar se është penduar për komentet në biografinë e tij në vitin 2017 ‘Back To The Boy’, ku mes të tjerash thotë se historia e shkurtër me Rita Ora e bëri të varur pas seksit.

Ish-fituesi i konkursit të talenteve X Factor, shoqërohej me pop-star-in botëror Rita Ora për disa muaj në 2013 – por tashmë 33-vjeçari pranon se ishte i hidhëruar kur Rita e la.

Më vonë ai pretendonte se romanca e tyre “magjike” e ktheu në një njeri të varur ndaj seksit, duke i humbur personalitetin.

Së fundmi ai thotë për librin e kujtimeve: “Kjo ndodhi në një kohë kur shumë gjëra po zhvilloheshin në jetën time. Unë sapo kisha rinisur rikthimin tim dhe po kërkoja të bëja shumë gjëra në të njëjtën kohë”.

“Kur rishikoj tani disa gjëra që kam bërë, mendoj se nuk do t’i kisha bërë publike ose shpjeguar në mënyrën që kam bërë më parë. Ka gjëra private që kam shkruar në autobiografi, të cilat duhet t’i kisha menduar më mirë”.

Në lidhej me varësinë e tij ndaj seksit, famën dhe rënien në depresion, James shkruan në autobiografi: “Po të flas sinqerisht, pas historisë me Rita, u ktheva pak në një ‘k..vë’. Flisja me dhjetëra femra online ose në Whats-App pasi u merrja numrin në Twitter, kam fjetur me aq shumë prej tyre sa nuk i mbaj mend”.

“Ato zakonisht ishin i njëjti tip femrash — vajza për një natë ose modele. Nëse flisja me dikë që më pëlqente e kontaktoja në rrjetet sociale dhe i thosha menjëherë se dëshiroja seks”.

“Çuditërisht ishte shumë e thjeshtë. Nuk kishim asnjë lidhje emocionale, por thjesht seks. Me shumë pak përjashtime, kjo ishte e gjithë historia”.

James tashmë ka qenë duke punuar në studio dhe sapo ka publikuar këngën e re ‘Medicine’ — e para nga albumi i tij i ri.

Kënga e motivuar nga ritmi i kitarës, është në formën e një letre dashurie me lirika personale, si për shembull: “Kur ndjehem vetëvrasës, ti nuk më le të përkeqësohem.”

James thotë se për këngën ka punuar bashkë me të dashurën e tij të disa viteve tashmë, kërcimtaren Jessica Grist.