La Liga

​Real Madridi kërkon ta përforcojë pozitën e qendërmbrojtësit

Drejtuesit e Real Madridit do të tentojnë ta transferojnë një qendërmbrojtës gjatë afatit kalimtar të janarit ose të verës, për ta përforcuar këtë pozitë përmes instalimit të konkurrencën më të madhe.
Verën e kaluar, Los Blancos tentuan, por pa sukses, që ta përforcojnë këtë pozitë, e cila tani është në duar të sigurta për shkak të Sergio Ramosit dhe Raphael Varane. Përkundër këtyre të dyve, Julen Lopetegui dëshiron të ketë edhe opsione të tjera në mënyrë të t’i ofrojë atyre pushim ose në rast lëndimi, përcjell Gazeta Express.

Opsioni i vetëm tjetër për Real Madridin në këtë pozitë është Nacho, por Ramosi dhe Varane luajnë pothuajse në të gjitha ndeshjet. Kjo gjë ka mbetur kështu që nga rënia në formë e Pepes, para se ai të largohej për në Besiktas.

Vitin e kaluar, Real Madridi kishte tentuar t’i transferonte dy mbrojtësit e Atletico Madridit, Lucas dhe Gimenez, si dhe Samuel Umtiti e Barcelonës, por këto transferime ishin të pamundura pasi që ata u qëndruan besnik klubeve të tyre.

Mbrojtësi i Paris Saint-Germainit, Marquinhos, vazhdon të mbetet nën radarin e Real Madridi, për shkak të moshës së tij dhe kushteve të kontratës me klubin francez. Megjithatë, madrilenët dëshirojnë t’i ruajnë bisedimet me PSG-në për transferimin e mundshëm të Neymarit.

Disa emrat më të përfolur se po vëzhgohen nga “Los Blancos janë: Leo Santos i Corinthiansit dhe Mario Hermoso i Espanyolit. Për Hermoson, Real Madridi ka një opsion për ta blerë për vetëm 7.5 milionë euro, megjithatë prioriteti i tyre është ta blejnë një mbrojtës që ka përvojë në futbollin ndërkombëtar.