Ylli kosovar

​Rashica: Kualifikimi në ‘Euro 2020’ do të ishte arritja më e madhe e Kosovës

Milot Rashica ka folur për rëndësinë e ndeshjes së Kosovës kundër Maqedonisë së Veriut në gjysmëfinalen e “Play-Offit” në Ligën e Kombeve.

Sulmuesi anësor është optimist për shanset e Kosovës në rrugëtimin drejt kualifikimit në Kampionatin Europian.

Në ndeshjen që do të luhet në Shkup, Kosova mund ta kërkojë kualifikimin në Euro 2020 në finalen e mundshme ndaj Gjeorgjisë ose Bjellorusisë.

“Për ne, kualifikimi në Europian do të ishte arritja më e madhe e të gjitha kohëve”, ka thënë Rashica për mediat gjermane.

“Kudo që shkojmë, të gjithë na vijnë pas. Njerëzit mbesin në rrugë pasi stadiumet janë shumë të vogla për ne. Një stadium më i madh do të ndërtohet, sepse kapaciteti i stadiumit aktual nuk e përballon kërkesën e lartë të tifozëve. Është një çmenduri”, ka përfunduar Rashica.