Punëtorët

​Punëtorët e Pallatit të Rinisë qe tre muaj pa paga

Në Pallatin e Rinisë në Prishtinë do të ketë investime milionëshe në drejtim të rimëkëmbjes së tij.

Këto premtime i bëri kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti gjatë vizitës që i bëri këtij Pallati e që ështe e para pas kalimit të saj një pronë komunale.

Ahmeti tha se do të ketë disa faza të rimëkëmbjes, ku në fillim do të fokusohen tek borxhet të cilat arrijnë deri në tre milionë euro dhe pagat e punëtorëve.


Ahmeti tha se Pallatit të Rinisë do t’i rregullohet parkingu që është tek salla e djegur, qendra kulturore e fëmijëve, ku janë Salla e Kuqe, Galeria, dhe ASK-ja.

Me ligjin për Prishtinën Pallati i Rinisë nga AKP-ja, ka kaluar me kompetenca të plota në komunën e Prishtinës.

Ndërsa, drejtori i Pallatit të Rinisë, Ilir Dugolli tha se problematike për të, përveç objektit në tërësi janë dhe mos pagesa e punëtorëve, sepse sipas tij,  ky pallat ka mbi 104 punëtorë që  ka mbi dy muaj që nuk janë paguar.