Punëtorët

​PTK ia shkëput kontratën Z-Mobile më 30 korrik

Punëtorët e Postës dhe Telekomit të Kosovës kanë mbajtur sot një protestë kundër vazhdimit të kontratës me operatorin Z-Mobile.

Kryetari i Sindikatës së punëtorëve Lamih Balaj është takuar me kryeshefin Bedri Istrefi ku ka njoftuar se është marrë vendim që kotnrata me Z-Mobile të shkëputet më 30 korrik.Këtë e ka konfirmuar edhe vet Istrefi ndërsa sindikalistët në protestë kanë kërkuar nga Qeveria që ta përkrahin vendimin e PTK-së për shkëputje të kontratës. “Kërkojmë nga kryeministri t’ia kthej dividentën Telekomit por një gjë duhet ta kenë të qartë se punëtorët e telekomit janë të vendosur në rast se tentohet të lidhet kontratë e re me Z-Mobile një gjë e tillë nuk do të ndodhë. Zotohemi sot këtu që do të ndalim shkatërrimin e telekomit të Kosovës”, tha Balaj.

Ndërkaq, Nexhat Llumnica në emër të sindikatës së Re të KEK-ut tha se kontrata me Z-Mobile është e dëmshme. Ai ka kërkuar që punëtorët të mos jenë pasiv ndaj këtij shkatërrimi të madh që po tentohet të ndodhë.