Studimi

​Pse njerëzit e moshuar janë më të ndjeshëm ndaj koronavirusit?

Mungesa e disa llojeve të qelizave imune te të moshuarit, që janë thelbësore për të luftuar trupat e huaj, mund të shpjegojë cenueshmërinë e grupeve të moshës më të vjetër ndaj COVID-19, thonë shkencëtarët amerikanë.

Kur mikrobet hyjnë në trup, ato shkaktojnë që sistemi imunitar të përgjigjet në formën e inflamacionit që nuk lidhet në mënyrë specifike me bakteret ose viruset.

Disa ditë më vonë, pason një përgjigje më e saktë imune që prodhon antitrupa kundër ndërhyrës së bashku me qelizat T që ndihmojnë në prodhimin e antitrupave ose kërkojnë dhe sulmojnë qelizat e infektuara.

Sipas rezultateve të një studimi të botuar në revistën Cell, pacientët me COVID-19 me simptoma më të lehta kishin një përgjigje më të mirë të sistemit imunitar dhe një përgjigje veçanërisht të fortë të qelizave T ndaj koronavirusit.

Njerëzit mbi 65-vjeç kanë më shumë të ngjarë të kenë një përgjigje më të dobët të qelizave T dhe një përgjigje më pak të koordinuar të sistemit imunitar ndaj infeksionit, shkroi bashkautori i hulumtimit Shane Crotty nga Instituti i Imunologjisë La Jolla.

Ndërsa plakemi, burimet e qelizave tona T të papjekura thahen, shpjegon ai. Kemi më pak qeliza T “pa përvojë” që mund të aktivizohen për t’iu përgjigjur një infeksioni të ri, shton ai.

Plakja dhe hollimi i qelizave T ‘të papërvojë’ mund të jenë faktorë të lidhur me rrezikun që shpjegojnë dështimin për të krijuar një përgjigje të sistemit imunitar të konsoliduar, i cili rrit shanset për një formë më të rëndë të COVID-19, thonë shkencëtarët.