UP

​Protestohet kundër avancimit të profesorit të dyshuar për sulm seksual

Studentë të Universitetit të Prishtinës, të përkrahur nga Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA), do të mbajnë sot tubim protestues në oborrin e rektoratit për të kundërshtuar avancimin e një profesori i cili dyshohet për disa shkelje të rënda disiplinore, përfshirë edhe sulm seksual.

Tubimi protestues mbahet në oborrin e rektoratit nga ora 12:00.

Tubimi mbahet kundër një profesori nga Fakulteti i Mjekësisë i cili pritet të avancohet në gradën e profesorit të rregullt.

Më thirrjen për këtë protestë ORCA pohon se ndaj këtij profesori janë tri akuza: për plagjiaturë, për faslifikim dhe për ngacmim seksual ndaj një studenteje specializante.

Kërkesat e tubimit protestues:

1. Suspendimi i profesorit deri në përfundimin e hetimeve.

2. Hetimi i brendshëm për të gjitha akuzat ndaj tij të bëra për a. plagjiaturë, b. falsifikim dhe c. ngacmim seksual.