Me Mogherinin

​Pritet të fillojë takimi i liderëve të Ballkanit Perëndimor në Bruksel

Pritet që për pak të fillojë takimi i liderëve të Ballkanit Perëndimor në Bruksel, me ftesë të përfaqësueses së lartë të BE-së, Federica Mogherini.

Në këtë takim ku po merr pjesë Presidenti Hashim Thaçi, të ftuar janë edhe kryeministrat e Shqipërisë, Bosnje e Hercegovinës dhe Maqedonisë. Kurse, deri më tani kryeministri shqiptar Edi Rama ka thënë se nuk do të jetë pjesë e këtij takimi.

Liderët e Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini, do të diskutojnë për progresin e bërë gjatë këtij viti dhe për zhvillimet aktuale politike në rajonin tonë.

Thaçi para takimit është deklar uar për media, me ç’rast tha se letra e dërguar nga presidenti amerikan Donald Trump është thirrje për unitet në arritjen e marrëveshjes finale Kosovë-Serbi.