Ushtria

​Prishtina bëhet Amerikë

Flamuj të Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë vendosur sot në çdo cep të Prishtinës.

Në sheshet por edhe në rrugët e kryeqytetit tashmë janë vendosur flamujt e aleatit më të madh të Kosovës.KosovaPress mëson se flamujt janë vendosur me urdhër të Qeverisë. Nga komuna bëhet e ditur se ata i kanë vendosur ndërmarrja Hortikultura me kërkesë të protokollit të shtetit.

Kosova ka paralajmëruar formimin e ushtrisë më 14 dhjetor (të premten) dhe deri më tani pro këtij vendimi ka dal vetëm ambasadori i SHBA-ve Philip Kosnett.

Shpërndaje