Masat

​Policia vazhdon patrullimin për respektim të masave antiCovid

Zyrtarë policorë gjithandej po patrullojnë për të ofruar rend dhe siguri publike, por edhe për të zbatuar vendimet e institucioneve në drejtim të parandalimit të përhapjes së pandemisë.

Sipas një njoftimi të policisë, patrullimet po realizohen pos në hapësira të hapura edhe në kontrollim të bizneseve e automjeteve.

“Patrullat policore në disa raste e vende po shoqërohen nga inspektorë kompetentë”, thuhet në njoftim.