Njoftimi

​Policia kufitare arreston një person për armëmbajtje pa leje

Policia Kufitare ka arrestuar një të dyshuar për “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës (municionit)”.

“Me datë 19.07.2021 Policia e Kosovës (PK), në këtë rast PKK Vërmicë gjatë punës policore ka ndaluar për kontroll të vijës së dytë një automjet me targa të Republikës së Shqipërisë të cilin e drejtonte i dyshuari SH.C. (1965), shtetas i Republikës së Shqipërisë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Gjatë kontrollimit të hollësishëm nga zyrtarët policor në PKK Vërmicë, në sirtarin (fiokën) para ulesës së pasagjerit është gjetur një armë e tipit TT e cila kishte në karikator shtatë (7) fishekë te cal 7.62 mm.

Personi i dyshuar është shoqëruar në SPK-Vermicë dhe është kontaktuar prokurori kujdestar, me urdhër të të cilit arma dhe municioni (fishekët) janë konfiskuar si dëshmi materiale.

Personi i dyshuar është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit dërgohet në qendrën e ndalimit.