Ferizaj

​Policia kërkon ndihmë për kapjen e Dardan Krivaqës, i dyshuar për vrasjen e 18-vjeçares

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj po kërkon bashkëpunim nga qytetarët për identifikimin dhe vendndodhjen e personit në kërkim policor Dardan (Emrush) Krivaqa.

Krivaqa është i lindur me 25.08.1992, banues në rrugën “Ramdan Rexhepi” kati V-të , nr 3, në Ferizaj.

I njëjti, deri më tani nuk është paraqitur në polici dhe është në arrati.

Krivaqa dyshohet për vrasjen e rëndë që ndodhi të dielën ku humbi jetën 18-vjeçarja me inicialet M.O..

Policia kërkon nga qytetarët që, kushdo që ka ndonjë informacion rreth këtij personi dhe vendndodhjen e tij, të lajmërojnë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë” dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406

Policia premton se të dhënat e qytetarëve do të ruhen në konidencialitet të plotë.