Masat

​Policia e Kosovës shton kontrollet FOTO

Me qëllim të parandalimit të përhapjes së pandemisë Covid-19 dhe zbatimit të masave që kanë për qëllim ruajtjen e shëndetit publik, Policia e Kosovës me njësitet e saja policore po vazhdon realizimin e detyrave dhe përgjegjësive policore në nivel vendi.

Sipas një njoftimi të PK-së thuhet se qëllimi primar i Policisë së Kosovës është ruajtja e rendit dhe sigurisë publike si dhe respektimi i masave anti covid në të gjitha rajonet e Kosovës, në interes të shëndetit publik, si dhe ndëshkimi i atyre që bien në kundërshtim me këto masa.