Blerje

​Pique afër blerjes së klubit spanjoll

Mediat lokale në Katalonjë raportojnë se qendërmbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique, është afër për ta blerë klubin spanjoll, Andorrën.

Andorra garon në Primera Catalana, nivelin e pestë të futbollit në Spanjë. Qëllimi i Pique është që ta ngritë këtë klub në nivelin e dytë të futbollit të Spanjës, duke e përdorur si shembull një klub që e ka arritur pikërisht këtë gjë, Llagosterën, transmeton Gazeta Express.

Biznesi i Piques, Kosmos, do t’i mbulojë shpenzimet financiare të këtij klubi, përfshirë këtu edhe transferimin e lojtarëve si dhe emërimin e një trajneri të ri. Të gjitha këto pritet të bëhen zyrtare gjatë ditëve në vazhdim.

Qendërsulmuesi katalonas bëri të ditur gjatë muajit të kaluar, në një intervistë për revistën L’Equipe, se ai synon ta blejë një klub dhe ta krijojë një garë të re. Pique më herët ka investuar edhe në sporte të tjera, si tenis.

Andorra u themelua në vitin 1942 dhe tani luajnë në Grupin 2 të Primera Regional Catalana, nivelit të pestë të futbollit në Spanjë. Në këtë ligë, ata janë në pozitën e 11-të me gjithsej 17 pikë të grumbulluara.

Në vitin 1994 ku klub ishte shpallur kampion i Copa Catalunya, duke e eliminuar Barcelonën në gjysmëfinale dhe duke e mposhtur Espanyolin në finale.